Prishtinë, 9 nëntor 2005 – ProCredit banka ka lansuar produktin e përhapur të teknologjisë, “E- Banking”, që do të thotë kryerje e shërbimeve bankare përmes internetit. E-banking mundëson qasje të kompanive dhe klientëve të bankës si dhe kontroll të llogarive të tyre, pasqyrën e pagesave, kryerjen e pagesave kombëtare dhe ndërkombëtare etj.
Produkti E-Banking është krijuar për të gjithë klientët e bankës të cilët kanë të hapur llogari në ProCredit Bank. Kjo teknologji mundëson qasje të sigurt në llogari, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke mundësuar menaxhimin me fonde personale nga çdo vend në botë. Ilir Aliu, anëtar i bordit menaxhues të produkteve bankare, tha se përdorimi i E-Banking, thjeshton veprimet bankare për klientët, përmes qasjes në internetit. Përdorimi i kësaj teknologjie ka dy nivele të sigurisë. Ai tha se Pro kredit ka ndërmarrë të gjitha masat për implementimin e masave të larta të sigurisë. Përdorimi i shërbimit E-banking kërkon njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit. Anëtarësimi në shërbimin E-banking, për persona është 20 euro, ndërsa për kompani 25 euro.
ECIKS / RTKLive