Edhe 9 milionë euro nga privatizimi

Prishtinë, 24 maj 2007 — Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) ka arritur të shtojë fondin e privatizimit me 9 milionë euro nga vala e 24-të.

Nga 29 ndërmarrjet e rrethit të 24-të, AKM-ja nuk ka pranuar fare offerta për dy ndërmarrje; për Fabrikën e Lëkurës-Bare dhe Pemishtet e Lajthive dhe Vidhnjeve. Ndërkohë, ndërmarrja që është shitur më së shtrenjti është Drithnaja, për 1.83 milionë euro. Me çmim mjaft të lartë, prej 1.22 milionë eurosh është shitur edhe Mirusha – Vreshtat/Toka Bujqësore nga Banja e Malishevës.

Në këtë raund mjaft punë do t’i dalë edhe Bordit të AKM-së. Kjo për faktin se për 10 ndërmarrje nuk kishte më shumë se dy ofertues dhe se a do te ritenderohen keto ndermarrje vendos bordi i AKM-se.

Rrethi i 24-të ka ngjallur mjaft interesim. AKM-ja, për 27 ndërmarrje pranzi gjithsej 115 oferta.

ECIKS / Gazeta Express