ECIKS publikon faqen e IPAK-Vienna në Internet

Vjenë, 17 gusht 2007 – Në kuadër të implementimit të projektit për promovimin e investimeve të huaja nga rajoni gjermanofolës, Nisma Ekonomike për Kosovën – ECIKS gjate kësaj jave ka publikuar në Internet faqen e zyrës së Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve në Vjenë, zyre kjo që menaxhohet nga ECIKS.

Faqja e IPAK-Vienna në www.ipak-vienna.org ofron informata në gjuhën gjermane rreth mundësive për investime, kornizës ligjore si dhe përparësisë së investimeve në Kosovë.

Informatat për investitorët potencial nga rajoni gjermanofolës do të rifreskohen dhe shtohen në baza ditore.

ECIKS