ECIKS promovon investimet ne forumin e Alpbach

Vjenë, 17 gusht 2007 – Nisma Ekonomike për Kosovën – ECIKS, e cila e përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investmeve – APIK për rajonin gjermanofolës, është duke organizuar një mbrëmje të veçantë në kuadër të Forumit Evropian të Alpbach-ut e cila do ti kushtohet promovimit të investimeve në Kosovë.

Mbrëmja, ku pritet të marrin pjesë shumë investitorë potencial nga rajoni gjermanofolës, do të organizohet më 29 gusht në ora 19:00 në sallën “Erwin Schrödinger” në Qendrën e Kongreseve në Alpbach dhe do të hapet nga Dr. Erhard Busek, kryetar i Forumit Evropian të Alpbach-ut.

Në kuadër të kesaj mbrëmje, Ministri Kosovar i Drejtësisë, z. Jonuz Salihu, do ta paraqesë kornizën ligjore dhe sigurinë e investimeve përderisa ECIKS do t’i prezantojë mundësitë për investime në Kosovë.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.