Doganat: 25 milionë euro më shumë

Prishtinë, 21 janar – Shërbimi Doganor i UNMIKut (SHDU) vjet ka tejkaluar planin e të hyrave të caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) për afër 25 milionë euro.

Zëdhënësi i SHDU-së , Adriatik Satvileci, tha se ky shërbim mbledh afër 70 për qind të mjeteve të buxhetit të konsoliduar të Kosovës. “MEF-i në fillim të vitit të kaluar i kishte caktuar SHDU-së që të vjelë 425.3 milionë euro, ndërsa për dymbëdhjetë muaj buxhetit i ka siguruar 450 milionë uro”.

Stavileci po ashtu tha se gjatë tërë vitit 2006, SHDU-ja është koncentruar shumë në luftimin e kontrabandës dhe ka zbuluar një numër të madh të kundërvajtjeve doganore.

“Janë shqiptuar mbi një mijë kundërvajtje doganore, kurse gjobat arrijnë afër gjysmë milioni euro”, tha ai, duke shtuar se vlera e mallit të konfiskuar arrin afër 600 mijë euro.

ECIKS / Gazeta Lajm