Çmimi i naftës mund të shkojë deri në 80 dollarë

Vjenë, 14 gusht 2005 – Mosmarrëveshjet në mes të vendeve perëndimore dhe Iranit rreth programit atomik të tij, mund ta rrisin çmimin e naftës deri në 80 dollar për një fuçi (1 fuçi = 159 l). Kështu tha eksperti i energjetikës pran Arkivit Botëror Ekonomik në Hamburg (HWWA), Klaus Matthies, për botimin e së hënës të së përditshmes gjermane “Tagesspiegel”.

“Nëse do të ketë sanksione kundër Iranit, çmimet do të vazhdojnë të rriten” tha Matthies. Sidoqoftë, aktualisht nuk ka ndonjë problem akut të ofertës: “Zakonisht rekordet e reja të çmimeve bazohen në spekulime.”

Eksperti i derivateve të naftës i klubit të shoferëve gjermanë ADAC, Peter Hemschik, ka paralajmëruar ngritje të çmimeve të naftës gjatë vjeshtës. “Në vjeshtë rritet kërkesa për naftë, ngase njerëzit blejnë rezervat për nxehje gjatë dimrit, gjë që do ta rrisë edhe më shumë çmimin e naftës”, tha ai për gazetën.

ECIKS