Brezovica në tender ndërkombëtar

Komiteti Drejtues Ndërministror për Projektin e Brezovicës në takimin e mbajtur të premten ka aprovuar publikimin e shprehjes së interesit për identifikimin e investitorëve në Projektin Zhvillimor të Brezovicës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, njëherësh kryesuese e këtij komiteti, Mimoza Kusari – Lila ka paralajmëruar dinamizëm të proceseve kyçe të këtij projektit si dhe ka ri-konfirmuar projektin zhvillimor të Brezovicës, si projekt me rëndësi të veçantë për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, Njësia për Implementimin e Projektit Zhvillimor të Brezovicës ka prezantuar planin e implementimit përkatësisht opsioneve zonale në të cilat është paraparë që të zbatohet projekti i Brezovicës.

Qendra Turistike e Brezovicës vlerësohet si destinacion me potencial të lartë dhe pikë strategjike për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

/Telegrafi/