BB ka ndarë 15 milionë dollarë për Kosovën

Prishtinë, 14 janar 2006 – Për vitin 2006 Banka Botërore ka ndarë 15 milionë dollarë për zbatimin e projekteve të cilat mundësojnë arritjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ky institucion zbatimin e këtyre projekteve e fillon me programe të veçanta në fushën e energjetikës, në zhvillimin e bizneseve dhe në menaxhimin e shërbimeve publike, ka thënë Kathan Shankar, udhëheqës i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë në një takim me gazetarë. Ai ka shtuar se në këtë projekt janë të përfshira pesë vende të rajonit Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se megjithatë pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës mbetet niveli i lartë i papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë të cilët pas aftësimit universitar kërkojnë rrugëdalje jashtë Kosovës.

ECIKS / QIK