Tiranë, 4 nëntor 2004 – Keshilli Mbikeqyres i Bankes Qendrore, ne mbledhjen e tij te pare, vendos te coje ne 5,25 % normen e interesit ne ankandet e marreveshjeve te riblerjes. Preket minimumi i ri historik per normen baze te interesit ne Shqiperi. Pas ketij vendimi, monedha shqiptare do te zhvleresohet ndaj dollarit dhe euros. Guvernatori Fullani: “Ne periudhen korrik-shtator u shenua nje forcim i presioneve mbicmuese ndaj kursit te kembimit te lekut”
Banka e Shqiperise vendosi te zhvleresoje monedhen kombetare, Lek, duke konfirmuar edhe nderhyrjet e saj ne treg gjate muajve te shkuar, per te blere valuta te huaja. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, ne mbledhjen e tij te pare pas kostituimit, vendosi te ule me 0.25 pike perqindjeje normen baze te interesit. Pas ketij ndryshimi, norma e interesit qe do te zbatohet ne ankandet njejavore te marreveshjeve te riblerjes (Repo) do te jete 5.25 %. Ky nivel perben nje minimum te ri historik per normen baze te interesit ne Shqiperi dhe pritet te ule tensionin mbicmues ndaj lekut, si dhe te lehtesoje qeverine ne pagesen e detyrimeve per borxhin publik. Brenda ketij viti kjo eshte nderhyrja e peste e bankes.
Guvernatori i ri i Bankes Qendrore, Ardian Fullani, konfirmoi dje se “tremujori i trete (periudha korrik-shtator) shenoi nje forcim te presioneve mbicmuese ndaj kursit te kembimit te lekut, vecanerisht nga hyrjet e medha te valutes gjate kesaj periudhe”. Keto hyrje valute kane sjelle ulje te dollarit dhe euros. Ne keto kushte, sipas Fullanit, “Banka e Shqiperise ka nderhyre ne tregun valutor ne kahun e blerjes se valutes, duke terhequr oferten e tepert te saj dhe duke injektuar likuiditete ne leke”. Nderhyrja e Bankes Qendrore ne tregun valutor ka sjelle injektimin ne sasi te konsiderueshme te likuiditetit ne ekonomi dhe, se bashku me flukset hyrese te valutes, kane ndikuar ne rritjen me te shpejte te ofertes monetare.
Sipas statistikave te Bankes, vleresohet qe vetem ne tremujorin e dyte te vitit 2004, emigrantet kane sjelle ne Shqiperi rreth 201 milion dollare dhe rreth 50 per qind e ketyre hyrjeve ne mjete valutore ka hyre ne sistemin bankar. BSH vlereson se kjo hyrje e valutave eshte kryer nepermjet transfertave direkte, ndersa pjesa tjeter ka hyre ne formen “cash”, duke nxitur kryesisht rritjen e importeve te mallrave te konsumit. Per rrjedhoje, eshte financuar me rreth 54 per qind deficiti tregtar. Sipas BSH, keto burime luajne nje rol kryesor ne financimin pjeserisht te deficiteve te larta tregtare dhe regjistrojne nje rritje prej 16 per qind kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare.
Nderkohe, me masen e djeshme te Bankes, pritet qe te kete nje ulje te nivelit te depozitave ne leke dhe per rrjedhoje nje oferte me te madhe te monedhes shqiptare. Dicka e tille, sipas specialisteve, do te sillte zhvleresimin e lekut kryesisht ndaj dollarit dhe euros. Monedha amerikane ka qene muajt e fundit me e goditura ne treg, duke ulur ndjeshem vlerat e saj ndaj lekut.
Interesat, pse u ulen
Ulja e normes baze te interesit, sipas Bankes Qendrore, u be pas nje analize te pergjithshme te gjendjes se ekonomise shqiptare dhe, ne vecanti, te treguesit te inflacionit. “Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja te dukshme te rritjes ekonomike dhe te permiresimit te treguesve te punesimit, pas nje tremujori te pare disi te ngadalte”, thuhet ne vendimin e BSH. Rritja ekonomike, per Banken Qendrore, eshte zhvilluar ne kushtet e nje stabiliteti te pergjithshem makrokonomik, ndersa deficiti buxhetor, deficiti i llogarise korente dhe treguesit monetare kane qene te qendrueshem gjate kesaj periudhe. Gjithashtu, inflacioni ka qene ne nivele te moderuara gjate vitit 2004, duke iu afruar nivelit te poshtem te objektivit te Bankes se Shqiperise gjate tremujorit te fundit. Parashikimet e Bankes se Shqiperise tregojne se inflacioni do te jete i ulet edhe per periudhen ne vazhdim.
“Analiza e kushteve monetare ne ekonomi tregoi se kishte hapesire per nje zbutje te metejshme te politikes monetare. Kjo zbutje eshte konsistente me politiken e deritanishme te Bankes se Shqiperise, e cila ka synuar ruajtjen e kushteve me te favorshme monetare, te cilat jane ne perputhje me respektimin e objektivit te inflacionit”, njoftoi Banka e Shqiperise, pas vendimit te Keshillit Mbikeqyres. Reduktimi i metejshem i kostos se huamarrjes se lekut ne ekonomi pritet te nxise kreditimin ne leke. Gjithashtu, ai do te ndikoje ne uljen e kostos se sherbimit te borxhit publik dhe do te lehtesoje presionet mbicmuese te lekut. “Nje hap i tille do te kete ndikime pozitive edhe ne rritjen e kerkeses se ekonomise”, vleresoi Banka e Shqiperise, ku vetem 48 ore me pare u be nderrimi i stafetes mes Shkelqim Canit dhe Guvernatorit te ri, Ardian Fullani.
ECIKS / Korrieri