Avrupa Minerals është kompani e cila përqendrohet në kërkimin agresiv të mineraleve duke përdorur një model të veçant të gjetjes së depozitave dhe regjioneve potenciale në Evropë, përfshirë Portugalinë dhe Kosovën.
Me 19 janar, Avrupa dha një deklaratë për shtyp ku bëri të ditur që Qeveria e Kosovës i ka lëshuar atyre dy licenca të kërkimit. Licenca e Bajgorës, e cila gjindet 30-40 kilometra në veri të Prishtinës, ka për qëllim nxjerrjen e argjendit, plumbit, zinkut dhe arit. Licenca e mbulon një sipërfaqe prej 76.5 kilometra katrorë të një toke me pritshmëri shumë të madhe.
Licenca tjetër e Rezhancit është e lokalizuar 55-60 kilometra në jug të Prishtinës, afër kufirit me Maqedoninë, ku nxjerrja e bakrit dhe arit janë vënë në shënjestër. Sipërfaqja e licencuar është 19.05 kilometra katrorë.
Avrupa-së veç iu kanë lëshuar dy licenca më parë, ajo e Kamenicës dhe Gllavejit. Paul W. Kuhn, Drejtori Ekzekutiv i Avrupa Minerals, tha që, “marrja e licencave të Bajgorës dhe Rezhancit janë një arritje e rëndësishme në rrugën për ta sjellë Avrupa-në më afër masës kritike në Kosovë”. Kompania tani ka katër licenca të dokumentuara me sipërfaqe të mineralizuara. Avrupa tani do t’i avancoj parakushtet deri në atë nivel ku e tërë pako bëhet tërheqëse për partnerë potencialë të cilët pastaj do të mund t’i shtynin punët deri tek faza e mihjes.
Minierat dhe energjia në Kosovë ofrojnë shumë mundësi investimi sepse Kosova ka një sasi të lakmueshme të burimeve natyrore. Me 14.7 milion ton, Kosova posedon rezervat e 5-ta më të mëdha të linjitit në botë. Në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti i sistemit të shpërndarjes, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke planifikuar investime shtesë në kapacitetet e shpërndarjes si dhe privatizimin e kompanisë së shpërndarjes e cila momentalisht është shtetërore, e që veç është ndarë prej Korporatës Energjetike të Kosovës.
ECIKS