ATK: Te hyrat tatimore shenojne zbritje ne 2009

Administrata Tatimore e Kosovës raportoi se gjatë vitit 2009 ka mbledhur 18 për qind më pak të hyra për Buxhetin e Kosovës për shkak të uljes së normave tatimore dhe lehtësirave tjera që iu janë krijuar bizneseve.

Zyrtarët e ATK-së thanë se gjatë vitit 2009 janë inkasuar 206 milionë euro për buxhetin e Kosovës, apo 18 për qind më pak sesa shuma e inkasuar gjatë vitit 2008 (224 mln€). Megjithatë shuma e të hyrave për buxhetin është 2.5% më e lartë në krahasim me planin e Qeverisë.

Sipas ATK-së, gjatë vitit 2009 është ulur tatimi në fitim nga 20% në 10%, është ulur taksa në paga dhe janë krijuar disa lehtësira tjera tatimore për bizneset fillestare.

Behxhet Haliti, drejtor i ATK-së tha se shumica e të hyrave kanë qenë nga tatimi në vlerën e shtuar. Ai tha se ATK-ja deri më tani ka ndarë 36 mijë numra fiskalë për kompanitë. Sipas tij për këtë vit ATK-ja planifikon të rishikojë planin strategjik 2010-2014, të realizojë projektin e deklarimit elektronik të tatimeve dhe t’i pajisë bizneset me arka fiskale.

ATK është institucion shumë i rëndësishëm shtetëror në Kosovë për grumbullimin e tatimeve. Krahas ATK-së të hyra për buxhetin Kosovës inkasojnë edhe doganat dhe komunat. Për vitin 2010 buxheti i Kosovës është rreth 1.5 miliard euro.

ECIKS