ART refuzon ankesën e Mobilkom Austria

Prishtinë, 06 mars 2007 – Zyra ligjore ka përfunduar procesin e shqyrtimit të ankesave të parashtruara kundër vendimit të ART-së lidhur me shpalljen e fituesit për Operator të dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Bordi i ART së ka aprovuar rekomandimet e Zyrës Ligjore, në bazë të të cilave ankesat e Mobilkom – Austrisë dhe Capital Management janë refuzuar si të pabaza.

Zyra Ligjore ka udhëzuar palët e pakënaqura për mundësinë e inicimit të konfliktit administrativ konform Ligjit për Telekomunikacion. Përfundimi i këtij procesi, duke përfshirë edhe nënshkrimin e licencës përcaktohet dhe organizohet nga Qeveria Kosovës.

ECIKS / RTKlive