AKP shpalli valën e 56-të të privatizimit dhe shitjen e aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) , ka shpallur Valën e 56- të të privatizimit si dhe shitjet e aseteve përmes likuidimit Nr.16 . Vala e 56-të përmban 38 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të rregullt.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr.16 përmban 36 njësi. Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

/Telegrafi/