AKP shpalli fituesit e 20 aseteve të NSH-ve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shpalli ofertuesit e përkohshëm për 20 asete të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat ishin në dispozicion për shitje.

Gjithsej janë pranuar 48 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte rreth 2.4 milionë euro.

AKP deri më tani ka privatizuar 601 ndërmarrje të reja, prej të cilave 576 janë privatizuar përmes metodës së “Spin off” i rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së “Spin off” special.

Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 458 milionë euro, ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 27 milionë euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke pritur një vendim të Bordit të AKP-së për të shitur edhe ndërmarrjet tjera.

ECIKS