AKM shpall Valën e 26-të të privatizimit

Prishtinë, 16 maj 2007 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) të martën me 16 maj, 2007 zyrtarisht shpalli valën e 26-të të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH). Menjëherë pas mbledhjes së Bordit të mbajtur më 3 maj, AKM-ja ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe komunat përkatëse për privatizimin e këtyre ndërmarrjeve, ndërsa sot i ka postuar njoftimet për tender në faqen e AKM-së në internet.

Në listën e tenderëve të privatizimit të valës 26 janë përfshirë 13 Ndërmarrje Shoqërore, nga të cilat janë krijuar 18 Ndërmarrje të Reja.

12 Ndërmarrje Shoqërore do të privatizohen përmes spinof-it të rregullt, ku do të krijohen 17 Ndërmarrje të Reja.

1 Ndërmarrje Shoqërore do të tenderohet përmes spinof-it special, ku do të krijohet 1 Ndërmarrje e Re.

Afati për parakualifikim është deri në ditën e mërkurë, 11 korrik 2007.

Data për dorëzimin e ofertave është dita e mërkurë, 18 korrik 2007.

Per me shume informata, vizitoni faqen e AKM-se ne internet
.