AKM privatizon edhe 13 ndërmarrje

Prishtinë, 22 tetor 2004 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) ka shpallur valën e katërt të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Në listën e tenderëve të privatizimit në valën e katërt përfshihen trembëdhjetë ndërmarrje shoqërore të cilat do të privatizohen me metodën spin-off i thjeshtë dhe tri NSH me spin-off special. Në këtë tender do të privatizohen këto ndërnarrje: në Pejë ndërmarrja “Ringov”, fabrika e biçikletave “Unis” dhe fabrika për përpunimin e metaleve UTAVA. Në Mitrovicë do të privatizohen tri ndërmarrje: “Vushtex”, “Lux” dhe “Kosova-Trans”. Në Gjilan ndërmarrjet “Imkos”, “Tefik Çanga” dhe “Teuta”. Dy ndërmarrje do të privatizohen në Prizren: “Drateks” dhe “Ekoplast”. Në këtë tender do të jenë edhe dy ndërmarrje nga Prishtina: “Universali” dhe “Farmedi”. Ndërsa në këtë tender do të privatizohen tri ndërmarrje me spin-off special: “Ballkan Belt” nga Prizreni, “Xerxe/Silosi” po ashtu nga Prizreni dhe “Llamkosi” nga Mitrovica. Data për dorëzimin e ofertave në AKM për NSH me spin-off të thjeshtë është e merkurë, 19 janar. Afati për parakualifikim është deri më 11 janar 2005. Kurse data për dorëzimin e ofertave për NSH-të me spin-off special ende nuk është përcaktuar.

ECIKS / QIK