AKM hap ofertat e rrethit të 15-të privatizimit

Prishtinë, 22 qershor 2006 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, ka hapur dje ofertat e rrethit të pesëmbëdhjetë të privatizimit, në të cilin përfshihen 22 ndërmarrje shoqërore, nga të cilat do të krijohen 26 ndërmarrje të reja.

Në këtë rreth, 18 ndërmarrje shoqërore do të privatizohen përmes metodës së “spin-off”-it të rregullt, nga të cilat do të krijohen 22 ndërmarrje të reja dhe 2 ndërmarrje shoqërore do të ritenderohen përmes “spin off”-it special, duke krijuar 2 ndërmarrje të reja.

AKM gjate ceremonise se hapjes se ofertave ka shpallur fituesit e perkohshem. Vlera e pergjithshme e ofertave me te larta eshte 12.148.102 EUR. AKM eshte tashme duke punuar ne finalizimin e ketyre shitjeve.

ECIKS