AER: Vitin e ardhshëm 50 milionë euro për Kosovën

PRISHTINË, 12 NËNTOR 2003 – Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) për vitin e ardhshëm ka parashikuar për Kosovën një donacion prej 50 milionë eurosh. Kjo u bë e ditur sot pas takimit të kryeministrit Bajram Rexhepi me përfaqësuesit e AER-it. Poashtu në këtë takim është prezentuar prjekti i AER, i cili ka të bëjë me projektet e ardhshme për Kosovën. Ky është prjektprogrami që pritet të zbatohet nga mesi i vitit të ardhshëm. Drejtori Bernard Guele, tha se AER është duke zbatuar programin e përgjithshëm, por vlerësoi se 50 milionë euro për Kosovën do të thotë shumë.

ECIKS / Balkanweb