Adani Power ne gare per termocentralin e ri

“Adani Power Ltd.”, sektori energjetik i importuesit më të madh indian të qymyrit, është njëra nga katër kompanitë ndërkombëtare që po konkurrojnë për ndërtimin e termocentralit prej 1.238 megavat në Kosovë.

Fituesi i këtij projekti do të ketë të drejtat e nxjerrjes së qymyrit në Kosovë.

“Adani Power” së bashku me “PT Adani Global” janë në mesin e katër konsorciumeve të përzgjedhura nga qeveria kosovare për të konkurruar për ndërtimin e dy njësive me qymyr prej 560 megavat dhe 678 megavat, dhe për nxjerrjen e thëngjillit për shfrytëzim nga uzinat”, ka thënë Ravi Sharma, zyrtar i lartë operativ në “Adani Power”.

”Marrëveshja është pjesë e planeve tona për blerjen e pronave në Indi dhe jashtë vendit”, theksoi Sharma.

Në Kosovë janë duke u realizuar 2 projekte të mëdha të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Aktualisht është duke u zhvilluar procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe procesi i shitjes së minierave të linjitit dhe dhënia e drejtës për ndërtimin e një termocentrali të ri.

ECIKS