Konfirmohet angazhimi politik për projektin -Korridori 8-

Tiranë, 30 qershor 2003 – Ministrat e Jashtëm të vendeve të nëpër të cilat do të kalojë Korridori 8, pas takimit sot në Tiranë konfirmuan angazhimin politik për zbatimin e këtij projekti. Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Italisë, të Greqisë, të Bullgarisë dhe të Turqisë, diskutuan sot në Tiranë mundësite e përshpejtimit të zbatimit të projektit “Korridori 8”. Takimi u zhvillua me ftesën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta. Në qendër të takimit ishte institucionalizimi i bashkëpunimit konkret në Projektin e Korridorit 8, duke nxitur përfshirjen në këtë proces të të gjithë strukturave shtetërore, parlamentare, qeveritare, të biznesit, medias dhe mbarë shoqërisë civile për të krijuar kushtet për realizimin praktik të Korridorit 8. Takimi në Tiranë kishte në fokus gjetjen e mënyrave më efektive për realzimin e projektit, për të cilin pritet edhe mbështetja financiare konkrete e Bashkimit Evropian. Vendet e rajonit nëpër të cilat do të kalojë korridori 8 shfrytëzuan rastin e pranisë së minsitrit të jashtëm italian Franko Fratini, vendi i të cilit merr kryesine e radhës së BE-së. Ky është një rast i mirë sipas zyrtarëve të vendeve të rajonit për të senzbilizaur në mbështetjen me fonde dhe investime të projekteve dy apo më shumë palëshe. Zbatimi i projektit Korridori 8 vlerësohet si një ndihmesë për stabilitetin dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.

DWELLE / ECIKS