810 mijë euro për minierën e magnezitit

Prishtine, 14 mars 2007 – Janë shpallur sot fituesit e përkohshëm të tri ndërmarrjeve nga vala e 22-të e procesit të privatizimit. Më së shumti para është ofruar për minierën dhe industrinë e magnezitit – Goleshi, 810 mijë euro, mbi 16 milionë investime dhe 355 vende pune.

Për minierën e magnezitit Strezovci janë ofruar 730 mijë euro, mbi 14 milionë investime dhe 238 vende pune, ndërsa për fabrikën tashmë të komercializuar për prodhimin e blloqeve Tullara janë ofruar mbi 160 mijë euro dhe 81 vende pune.

ECIKS / Telegrafi