3.5 milion euro për ngritjen e kapaciteteve në Qeveri

Prishtinë, 27.06.2006.- Komisioni Evropian në Kosovë do të ndajë një fond në vlerë prej 3. 5 milion euro për ngritjen e kapaciteteve në qeverinë e Kosovës për përgatitjet në integrimin evropiane, kështu tha sot në një takim me gazetarë kryeministri i Kosovës Agim Çeku pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të shefit të zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë dhe shefit të zyrës së UNDP-së.

Ky fond do të menaxhohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara nga një njësi e veçantë. Me këto mjete do të kontraktohen këshilltarë të nivelit të lartë me renome botërore në fusha të ndryshme.

RTK / ECIKS