Vera e Kosovës arrin në Londër

Shteti njëvjeçar eksporton shishen e parë në tregun më të vlefshëm të verës në botë, Britaninë e Madhe.

Nga Rachel Shields

Kushtet e kultivimit të rrushit në luginën e Rahovecit, në Kosovën Qendrore, janë të përshtatshme për prodhimin e verës. Vetëm një vit pasi që Kosova ka dalë nga konflikti ndëretnik për të fituar pavarësinë, shteti i ri po e feston eksportin e parë të verës në Britani të Madhe. Ky fillim vë në dukje rritjen e shitjes së verërave në Britani, më herët të njohura, si ato të Kroacisë, Bullgarisë, Moldavisë e Uruguait.

Një raport muajin e kaluar ka treguar se Britania është tregu më i vlefshëm i verërave në botë, që vjet peshonte 3.3 miliardë funta.

Vera e Kosovës, “Stonecastle Vranac Premium 2007”, vjen nga lugina e Rahovecit, në juglindje të Kosovës. Është prodhuar nga një varietet shumë i vjetër i hardhisë në botë, vranac, i cili i ka rrënjët nga rajoni i Ballkanit.

Ndërkaq, në mesin e verërave të luginës së “Australia’s Hunter” dhe verën “Bordeaux” të rajonit të Francës, ajo e luginës së Rahovecit nuk e gëzon reputacionin e prodhuesit të njohur. Megjithatë, shitjet në Britani pritet të rriten shpejt.

Shishja e parë do të dalë në treg të Anglisë në fillim të marsit, pas asaj që prodhuesit e quajnë “shitje spektakolare” në tërë Evropën. Fillimisht do të shitet në supermarkete, për 7.99 funta një shishe.

“Britania e Madhe nuk ka ndonjë histori për prodhim të verës dhe ne jemi shumë liberalë prej nga vjen vera”, thotë Guy Woodward, redaktor i revistës “Decanter wine”.

“Është shumë më e lehtë për vendet që tani të depërtojnë. Megjithatë, ka shumë verëra përreth dhe tani është vështirë të gjendet hapësirë në rafte për verëra të reja. Nuk garantoj për cilësi të tyre, por ka shumë e më shumë vende që prodhojnë verë. Brazili dhe Uraguai kanë disa prodhues të mëdhenj, gjithashtu vijnë verëra nga Evropa Lindore, nga vendet si Kroacia e Gjeorgjia”.

Vera është prodhuar në Kosovë, e cila ka klimë kontinentale, ideale për rritjen e vreshtave për më shumë se 2000 vite. Por vetëm tani ky vend problematik duket se do të vërë shenjën e saj në hartën globale të verërave. Nën kontrollin e ish-Jugosllavisë, verërat e Kosovës dërgoheshin në Beograd.

“Është e tëra e kuqe, e cila për nga cilësia është e butë, e ngjashme me ‘Rhone valley red’”, thotë Ken Mackay, blerës i verës për “Waitrose”, e cila do ta grumbullojë “Stonecastle Vranac”.
“Nuk është e lirë, por ka vlerë vërtet të lartë. Prodhimi i verës së kësaj cilësie kushton shumë, sepse janë sasi të vogla me koncentrik të lartë të aromës”.

Richard Ehrlich, kritik i verërave, jep vlerësimin e tij.
Kur e kam testuar këtë verë intriguese gjatë tri orë e gjysmë, të premten e kaluar në mbrëmje, sa më shumë që pija, aq më shumë më pëlqente. Vranaci, varieteti me orgjinë nga Ballkani, është qartë i lidhur me vjetërsinë, që ka hedhur farë në “Californian Zinfandel”. Tanini i saj është mirë i integruar; vera ka aciditet të mirë, alkooli është i shijshëm 12.5 për qind. Është e mirë gllënjkë pas gllënjke deri në fund. Perfekte për derr në skarë, ajo çfarë unë ha. E kam testuar verën, pa e ditur çmimin dhe kam supozuar se kushton 5.99-9.99 funta. Çmimi zyrtarë është 7.99 funta, çmimi reklamues është 5.99 funta. Në këtë çmim unë do t’i blija gjashtë shishe. Nuk është për kuriozitet, është verë e mirë.”
Gazeta Express / The Independent