Tregut kosovar i shtohet edhe një operator virtual i telefonisë

Kompania kosovare “DardaPhone” e themeluar nga Korporata kosovare “Devolli” dhe “K-Com Group” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), plasuan në tregun kosovar, shërbimet e reja virtuale telekominikuese me emrin “Z Mobil”, e cila do të operojë brenda rrjetit të operatorit “Vala”.

Drejtuesit e “Z-Mobile” thanë se hyrja në tregun kosovar i kësaj kompanie mobile virtuale, ka për qëllim ofrimin e produkteve të kënaqshme për konsumatorët kosovarë, me pajisje moderne të kompanisë Nokia-Siemens.

Milot Gjikolli, menaxher i “Z-Mobile” tha se çmimet do të jenë të njëjta me ato të “Valës”, ose edhe pak më të ulëta. Miloti tha se “Z-Mobile” pretendon të jetë një partner i denjë i kompanisë Vala, dhe një konkurrent serioz i kompanisë IPKO.

“E veçanta e këtyre shërbime celulare do të jetë se ‘DardaPhone’ do të ofrojë shërbime për të cilat ka nevojë konsumatori dhe tregu kosovar”, tha Gjikolli.

Aktualisht në tregun kosovar operojnë dy operator të telefonisë, “Vala” dhe “IPKO”.

ECIKS