The Guardian: Vizitojeni Brezovicën!

Qendra më e njohur e skijimit në Kosovë nuk nga mbetur pa u vërejtur, madje edhe nga gazeta prestigjioze britanike The Guardian. Në një artikull të publikuar javën e kaluar, The Guardia ftoi lexuesit e saj ti kalojnë pushimet dimërore në Brezovicë, në mes qendrave tjera dimërore në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

“Brezovica shihet si njëri prej maleve më të mira në Ballkan. Ajo madje e ka faqen e saj në Facebook me pothuajse 30,000 fansa,” shkruan The Guardian.

Qeveria e Kosovës e ka planifikuar privatizimin e Qendrës së Skijimit Brezovica qe disa vite deri tani, me synimin që ta përmirësoj gjendjen e hoteleve, stazat e skijimit dhe shërbimin konsumator në përgjithësi. Brezovica ka potencial të bëhet njëra nga qendrat dimërore më të mira në Ballkan, një nam që e ka mbajtur me krenari dekada më parë.

ECIKS