Solana premton 100 milionë për standardet dhe ekonominë

Prishtinë, 26 shkurt 2004 – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Havier Solana premtoi dje në Prishtinë një ndihmë prej 100 milionë eurosh për Kosovën.

Solana diskutoi me zyrtarët e lartë lokalë për zbatimin e standarteve sociale e politike të kërkuara nga OKB-ja, nga të cilat varet statusi përfundimtar i Kosovës.

“Këmbëngula lidhur me zbatimin e këtyre standarteve”, deklaroi Solana, pas një takimi me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. “Ne do të vazhdojmë t’i japim Kosovës mbështetjen tonë jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Ne do të zhbllokojmë 100 milionë euro për konkretizimin e këtyre standarteve”.

ECIKS