Shpallet raundi i pestë i privatizimit

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) shpalli zyrtarisht këtë javë valën e 5-të të ndërmarrjeve shoqërore (NSH), të cilat janë nxjerrë në tender për privatizim

Prishtinë, 11 maj 2005 – AKM-ja i ka njoftuar të gjitha ndërmarrjet shtetërore që në fillim të prillit ndërmarrjet do të privatizohen dhe dje vendosi njoftimin për tender në faqen e internetit të AKM-së www.kta-kosovo.org. Shpalljet në disa gjuhë në gazetat më të mëdha të Kosovës do të bëhen së shpejti.

Lista e ndërmarrjeve të tenderuara në valën e 5-të përfshin pesëmbëdhjetë ndërmarrje shoqërore. Nga këto do të krijohen 29 ndërmarrje të reja (NewCos).

Një nga ndërmarrjet shoqërore, Printeks, do të shitet me spin-off special, në të cilën përfshihen kërkesa shtesë për investime dhe punësim.

Data e dorëzimit të ofertave në AKM për ndërmarrjet që do të privatizohen me spin-off të rregullt është të mërkurën, 13 korrik. Data e fundit për parakualifikim do të jetë 6 korrik. Për ndërmarrjen Printeks, që do të privatizohet me spin-off special, dita e parë e ofertimit do të jetë 13 korrik dhe dita përfundimtare e ofertimit do të jetë më 20 korrik.

Përshkrimi i ndërmarrjeve që janë nxjerrë për privatizim

Ndërmarrja e Re Plastika
Kjo ndërmarrje gjendet në qendër të Prishtinës. Hapësira primare e zhvillimit të pronës së patundshme është 12 210 m2 tokë me dy ndërtesa për prodhim, dy depo dhe një ndërtesë administrative. Më parë kompania ka qenë prodhuese kryesore i ornamenteve të plastikës për përdorime të ndryshme komerciale dhe industriale. Aktualisht, prodhimi është i kufizuar, hapësira i është dhënë me qira palës së tretë në baza afatshkurtër të qiradhënies.

Ndërmarrja e re Farmed
Gjendet në qendër të Prishtinës dhe është kompania kryesore tregtare farmaceutike për shitje me shumicë. Ajo ka një sipërfaqe rreth 11 000 m2 tokë, 400 m2 zyra, 7 700 m2 objekt për magazinim, dy dhoma për ftohje, laborator për ekzaminim, lifte dy tonësh, Garazh, 30 000 litrash tanku i alkoolit, tanku i dytë për magazinim prej 10 000 litrash, ndërtesat dhe pajisjet në gjendje të mirë funksionale. Kjo kompani ka aktualisht 53 punëtorë.

Ndërmarrja e re Elast
Gjendet në zonën industriale të Gjakovës dhe bën rimbushjen e gomave të kamionëve dhe autobusëve. Kapaciteti vjetor i saj është 16 000 goma të rimbushura. Aktualisht nuk funksionon. Ka një sipërfaqe rreth 3 000 m2 dhe është ndërtuar në vitin 1986. Fabrika e papërfunduar ka një sipërfaqe prej 3 600 m2, në 3,58 hektarë tokë.

Ndërmarrja e re Elast Depo
Është një fabrikë për prodhime të vjetra gome dhe gjendet në Gjakovë. Nuk funksion që prej 15 vitesh. Mund të përdoret si depo ose objekt për prodhime të reja. Sipërfaqja e saj është 4 500 m2 ndërtesë, në 1,41 hektarë tokë.

Ndërmarrja e re Banja e Kllokotit Tokë Bujqësore
Gjendet në Kllokot dhe ka një sipërfaqe prej 22 hektarë tokë dhe 310 m2 ndërtesë.

Ndërmarrja e re Moteli Agromorava
Gjendet në Viti dhe ka një sipërfaqe prej 924 m2 motel, 96 m2 aneks, 25 m2 depo.

Ndërmarrja e re Agromorava mulliri elektrik
Gjendet në Kabash-Viti. Shërben për bluarjen e drithërave dhe magazinimin e tyre. Është një ndërtesë prej gjashtë katesh. Sipërfaqja e mullirit është 2 166 m2 me 219 m lartësi. Po ashtu aty ndodhet një ndërtesë administrative, hangari për magazinim, si dhe mulliri i vjetër me një sipërfaqe prej 6 653 m2.

Ndërmarrja e re Agromorava Ramjan
Gjendet në Ramjan-Viti dhe ka një sipërfaqe prej 315 hektarë të tokës bujqësore.

Ndërmarrja e re Teuta
Gjendet në Gjilan. Fabrika prodhon uniforma dhe tekstile të tjera, por momentalisht nuk është funksionale. Aty ka zyra dhe objekte të vogla të prodhimit dhe makinat për qepje.

Ndërmarrja e re Kosova Hidroteknika
Gjendet në Prishtinë. Shërben për ndërtim dhe projektim (inxhinieri) të ujit, kanalizimit, sistemit të ujitjes dhe shërbimeve të përgjithshme të inxhinierisë. Aktualisht ka 63 punëtorë. Fabrika ka një ndërtesë të vogël për zyrat, pajisjet e inxhinierisë dhe tokën.

Ndërmarrja e re fabrika e letrës
Gjendet në Lipjan dhe është një fabrikë e prodhim të kartonit. Aktualisht ka 140 punëtorë. Disponon fabrikat, zyrat administrative, si dhe tokën. Pajisjet janë në gjendje të mirë funksionale. Ka potenciale për zgjerim të prodhimit, prodhimet e reja dhe treg të ri.

Ndërmarrja e re fabrika e letrës Parcela
Gjendet në Lipjan. Ka dy parcela me hapësirë prej 1 410 m2.

Ndërmarrja e re Përparimi fabrika e vjetër e tullave F3
Gjendet në Skënderaj. Ka një sipërfaqe prej 18 262 m2 tokë, si dhe fabrikën e vjetër të tullave dhe tjegullave që akualisht nuk funksionon.

Ndërmarrja e re Furra Produkt
Gjendet në Pejë. Ka një furrë me dy vija prodhimi me një kapacitet prej 3 000 kg në orë. Prodhimi aktual është 1 200 kg në orë. Kjo është e vetmja furrë e shkallës industriale në Pejë. Shumica e pajisjeve janë që nga viti 1986. Ndërtesa mbulon 4 000 m2 dhe është ndërtuar në vitin 1980. Ka një sipërfaqe prej 1,12 hektarësh tokë.

Ndërmarrja e re depo e hekurudhë
Kjo depo ka tre kate dhe është ndërtuar në vitin 1970. Ka një hapësirë rreth 2 100 m2 dhe një sipërfaqe prej 0,23 hektarë tokë dhe ndodhet afër stacionit hekurudhor të Pejës.

Ndërmarrja e re produkt depoja e stacionit të autobusëve
Ka një sipërfaqe prej 360 m2 dhe një depo, e cila është ndërtuar në vitin 1949. Zotëron 0,09 hektarë tokë.

Ndërmarrja e re fabrika e tepihëve Teuta
Gjendet në Vrellë, komuna e Istogut. Fabrika është ndërtuar në vitin 1982 dhe prodhon tepihë dhe batanije leshi. Pajisjet janë funksionale. Aktualisht është jashtë pune. Ndërtesat mbulojnë një sipërfaqe rreth 2 400 m2. 0,45 hektarë tokë.

Ndërmarrja e re depoja Teuta
Gjendet në Vrellë, komuna e Istogut. Zotëron 3 ndërtesa me një sipërfaqe rreth 2 500 m2. Është ndërtuar në vitin 1995 në 0,60 hektarë tokë. Gjithashtu zotëron edhe një depo, e cila zë një sipërfaqe prej 880 m2, e cila është ndërtuar në vitin 1979 në 0,28 hektarë tokë.

Ndërmarrja e re ferma Vitak–Qubrel sh.p.k.
Gjendet në Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej afërsisht 300 hektarë tokë të lërueshme të fermës .

Ndërmarrja e re ferma Leqine sh.p.k.
Gjendet në Skënderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej afërsisht 293 hektarësh tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e re ferma Trnavc – Prekaz SHPK
Gjendet në Skënderaj përfshin një sipërfaqe prej afërsisht 170 hektarësh tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e re ferma Makermal SHPK
Gjendet në Skënderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej afërsisht prej 30 hektarësh tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e re Drenica shtëpia e re e mallrave
Gjendet në Skënderaj. Kjo ndërtesë ka katër kate dhe një sipërfaqe prej 3 650 m2 dyqane, restorante dhe zyra.

Ndërmarrja e re Drenica shtëpia e vjetër e mallrave
Gjendet në Skënderaj. Ndërtesa ka dy kate me një sipërfaqe në total prej 1154 m2 në 577 m2 tokë.

Ndërmarrja e te Çeliku Konstruksione Metalike
Gjendet në Gjilan. Kjo fabrikë është ndërtuar për prodhimin e produkteve strukturore metalike. Ka një sipërfaqe prej 46 000 m2 tokë dhe 8 818 m2 ndërtesë për prodhimin e pajisjeve, si dhe zyrat. Aktualisht ka 124 punëtorë.

Ndërmarrja e re impianti prodhues Reçan (Prizren)
Depoja me një sipërfaqe prej 2 500 m2 gjendet në rrugën për në Brezovicë, në mes të Reçanit dhe Pllanjanit.

Ndërmarrja e re depo në Zhur (Prizren)
Gjendet rrugës për në Shqipëri në mes të Zhurit dhe Vermicës. Depoja paraqet mundësi interesante për biznese që kërkojnë platforma logjistike, depo për lëndë të parë-mallra të gatshme, si dhe depo për mallra për import dhe eksport.

Ndërmarrjet që do të privatizohen me SPIN-OFF SPECIAL

Ndërmarrja e re Printeks (Prizren)
Kjo ndërmarrje është prodhuese e gjysmëprodukteve dhe produkteve të ndryshme tekstile, si dhe industria e vesh-mbathjes. Kjo ndërmarrje është themeluar në vitin 1958, ku e gjithë fabrika përmban 20 ndërtesa me një sipërfaqe prej 71 807m2, duke përfshirë një linjë të gjerë të makinerisë për tjerrje, sanitet, vektari, thurrje, shtypje dhe konfeksion. Ndërtesat shtrihen në një sipërfaqe prej 13 16 44 hektarë në zonën industriale të Prizrenit. Ndërmarrja e re gjithashtu përfshin dhe katër shitore dhe ish-njësinë e konfeksionit. Që të gjitha gjenden në qytetin e Prizrenit.

Ndërmarrja e re Banja e Kllokotit Impianti për mbushje të ujit
Gjendet në Komunën e Vitisë. Kjo ndërmarrje zotëron një impiant për mbushjen e ujit mineral, i cili, sipas një vlerësimi, ka prodhuar dhe shitur rreth 60 milionë litra të ujit mineral në shishe në vitin 2004. Kjo fabrikë ka një potencial të lartë të rritjes. E gjithë ndërmarrja zotëron një impianti për mbushje, dy burime minerale dhe një sipërfaqe prej 3,35 hektarësh tokë.

Informata shtesë mund të gjeni në webfaqen e AKM-së: www.kta-kosovo.org

ECIKS / Biznesi