Shitet Kasabank

Prishtinë, 31 janar 2007 – Të hënën, sipas drejtorit të “Kasabank”, Milazim Abazit, është vendosur që 51 për qind të aksioneve të bankës (68 për qind të aksioneve të kosovarëve) të shiten tek “Banka e Re e Lubjanës” (BRL).

“Zhurma e krijuar nga ky grup i fajdexhinjve ka qenë edhe për shkak të krijimit të amullisë me rastin e shitjes së aksioneve, por fatmirësisht dje kemi vendosur që 51 për qind të aksioneve të bankës t`i shiten BRLsë. Ndërsa 25 për qind janë të “Faktor Bankës” nga Sllovenia”,tha Abazi.

Sipas kësaj skeme, tani 76 për qind të aksioneve të “Kasabank” kontrollohet nga sllovenët ” Ky është një akt shumë pozitiv për bankën dhe sistemin bankar në përgjithësi. Realisht “Kassabank” me të gjitha parametrat tani do të jetë banka numër një në Kosovë”.

ECIKS / Gazeta Lajm