Shërbimi Doganor konfiskon 1300 kilogram ari

Prizren / Pejë, 14 dhjetor 2006 – Shërbimi Doganor i UNMIK-ut, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, duke u mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit dje /e mërkurë/kanë ushtruar një kontroll në qytetet e Pejës dhe Prizrenit. Ky aksion ka pas për qëllimin që të verifikojë prejardhjen e arit i cili tregtohet në qytetet e Kosovës. Në qytetin e Pejës është konfiskuar sasia mbi 90 kilogram ari, kurse në qytetin e Prizrenit është konfiskuar sasia prej 33.5 kilogram. Sasia e konsiderueshme e arit që është konfiskuar vlerësohet afro 1.3 milion euro. Kurse taksat e papaguar vlerëson në lartësinë prej 300 mijë euro. Dogana dhe ATK dyshojnë se kjo sasi e arit është kontrabanduar në mënyra të ndryshme gjatë këtij vitit në Kosovë.
Aksionet e tilla do të organizohen edhe në të ardhmen dhe do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës me qëllim që të sigurohen të hyrat për buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

Ky ka qenë një aksion i përbashkët i Shërbimi Doganor dhe ATK-së, i mbështetur nga Shërbimin Policorë i Kosovës, respektivisht stacionet Prizren dhe Pejë, të cilët kanë ofruar një përkrahje të madhe në këtë aksion.

Kjo mund të jetë edhe një paralajmërim për të gjithë tregtarët e pandërgjegjshëm se edhe nëse i shmangen kontrolleve kufitare institucionet tona kanë aftësi dhe potencial të mjaftueshëm për zbatimin e ligjit edhe brenda territorit të Kosovës, njofton Departamenti i lajmeve pranë Shërbimit Doganor të UNMIK-ut

Radio Kosova / ECIKS