Raiffeisen uli kamatat për 2%

Banka me kapital austriak, Raiffeisen Bank, e cila vepron prej disa vitesh në Kosovë, ka ulur kamatat 2 për qind për kreditë hipotekare dhe ato për renovim.

Sipas drejtorit ekzekutiv Robert Wright, ulja e këtyre kredive nga 11 për qind në 9 do të jetë një mundësi e mirë për klientët që të investojnë për blerjen dhe renovimin e shtëpive apo banesave të tyre.

Për krejt këtë ai pret që të ndikojë pozitivisht në tregun hipotekar. Wright po ashtu ka prezantuar edhe “mozaikun financiar”, i cili përfshin katër produkte financiare si kreditë personale, mbitërheqjen, kredit kartelën dhe sigurimin e kthimit të kredisë.

Raiffeisen Bank është një nga dy bankat më të mëdha në Kosovë. Raiffeisen hyri në tregun bankar në Kosovë, pasi që bleu ish Bankën Amerikane në Kosovë.

ECIKS