Mospajtime në kuvend për buxhetin 2007

Prishtinë, 20 dhjetor 2006 – Kuvendi i Kosovës shqyrtoi për herë të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2007, me 715 milionë euro. Ky buxhet ka paraparë rritje të investimeve kapitale për 29 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Kryetari i grupit kuvendar të LDK-së Alush Gashi tha se ky grup do ta votojë projektligjin edhe pse ai nuk plotëson nevojat e Kosovës. “Për” u shpreh edhe anëtari tjetër i koalicionit qeveris – AAK-ja. PDK-ja ndërkaq tha se ky buxhet është i papranueshëm dhe në ndërkohë lëshoi seancën kurse ORA kërkoi që projektligji të rishqyrtohet. Duke parë këto zhvillime, kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha dha pauzë dhe ftoi në takim kryetarët e grupeve kuvendare.

Kuvendi i Kosovës përsëri sot ndërpreu seancën në mungesë të kuorumit.

RTK / ECIKS