Kriza s’e vë në pikëpyetje Ballkanin

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Oli Ren, ka deklaruar se kriza globale financiare nuk duhet të vë në pikëpyetje zgjerimin e BE’së në Ballkan.

“Nuk duhet lejuar që njerëzit në Ballkanin Perëndimor të paguajnë gabimet sistemore të kapitalizmit financiar”, ka thënë Rehn, te dielën në Bruksel.

Kriza financiare ka kapur gjithë Perëndimin dhe llogaritet të jetë ndër më të mëdhatë në 60 vjetët e fundit.

Ballkani tashmë është prekur nga interesimi i rënë i investitorëve dhe biznesmenëve europianë.

Gazeta Express