Kosova e përgatitur për implementimin e Traktatit të Athinës

Prishtinë, 27 mars 2006 – Ministria e Energjetikës dhe institucionet e Kosovës janë të përgatitura për implementimin e Traktatit të Athinës, i cili është nënshkruar nga ana e UNMIK-ut në vitin 2005, tha Ministri i Energjisë dhe Minierave Et’hem Çeku. Ai tha se Kosova ka një legjislacion, i cili është në harmoni me Bashkimin Evropian, strategjinë e zhvillimit të energjetikës, që është po ashtu në harmoni me BE-në, ka thënë Ministri Çeku në seminarin dyditësh që filloi punën në Prishtinë mbi Traktatin e Evropës Juglindore për energji të organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe Komisioni Evropian.

“Kosova ka për qëllim inkuadrimin në bashkësinë evropiane, ndërsa implementimi i këtij traktati e afron më shumë vendeve kandidate, të cila janë në listën e BE së”, është shprehur Nik Pridejs, shef i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përkatësisht sektori i rregullimit të tarifave. Ai shtoi se me implementimin e këtij traktati Kosova fiton në shumë drejtime.

Mirëpo, për të qenë në listën e vendeve kandidate për të hyrë në BE, asaj do t’i mundësonte çmime me kushte më të mira të energjisë elektrike, u tha në këtë seminar.

ECIKS / QIK