Kosova do ta kryesoj Presidencën e CEFTA-s

Kosova pritet ta kryesoj Presidencën e CEFTA-s, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, duke e marrë radhën nga Serbia. Zyrtarët në Kosovë e kanë parë këtë si hap pozitiv nga pikëpamja ekonomike dhe politike. Kur Kosova u bë pjesë e CEFTA-s në korrik 2007, marrëveshja u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës. Në vitin 2008 Kosova pushoj së përdoruri simbolet e UNMIK-ut pas pavarësisë, gjë që shtyu Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën ti bllokojnë mallrat me simbole të Kosovës.

Zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thonë që kryesimi i kësaj Presidence “tregon që Kosova ka kapacitete të menaxhoj projekte ndërkombëtare dhe ndër-rajonale, përtej kufijve të saj”. Përveç kësaj, kryesimi i Presidencës pritet ti jap Kosovës një imazh më të mirë dhe të ndihmoj në tejkalimin e problemeve tjera teknike apo politike.

CEFTA është një marrëveshje e tregtisë së lirë që përbëhet nga 8 shtete anëtare, përkatësisht nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

ECIKS