Kosova dhe Maqedonia i ikin tatimit të dyfishtë

Kompanitë e Kosovës që punojnë në Maqedoni nuk do të paguajnë dy herë tatim. Ngjashëm edhe kompanitë e Maqedonisë që punojnë në Kosovë. Javën e ardhshme autoritetet e Prishtinës dhe Shkupit do të nënshkruajnë një marrëveshje për ikjen e tatimit të dyfishtë, njoftuan burime të afërta me Qeverinë e Maqedonisë.

Marrëveshja do të thotë se kompanitë që paguajnë tatim në njërin shtet, lirohen nga obligimi në shtetin amë. Kështu ato do të kursejnë edhe deri 10 për qind nga shpenzimet për tatim të papaguar në shtetin amë dhe në shtetin që eksportojnë.

Kjo marrëveshje do ta thellojë bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Maqedonisë, ngase sipas Ministrisë së Financave të Maqedonisë, me fqinjin verior ka pozitivë më të lartë tregtare. Vitin e kaluar prej 324 milionë dollarëve të shkëmbimit tregtar, Maqedonia ka fituar 314 milionë dollarë nga eksportimi i prodhimeve në tregun e Kosovës.

ECIKS / Telegrafi