Komuniteti gjerman i biznesit viziton Kosovën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, priti në një takim sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach, i cili shoqërohej nga përfaqësuesit e odave ekonomike të Gjermanisë, përkatësisht nga Otto Kentzer, kryetar i odave zejtare, Vilhem Hideing, nga Oda Zejtare në Dortmund, Marcel Schwickert, nga GTZ-ja, Jurgen Back, dekan i Universitetit Bochum dhe Ekrem Hyseni, menaxher në GTZ.

Në këtë takim moti pjesë edhe, Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës i cili shoqëronte përfaqësuesit e komunitetit të biznesit gjerman me të cilët kooperojnë në fushën e afarizmit.

Bashkëpunimi institucional në vazhdimësi dhe në fushën e ekonomike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ishte temë diskutimi mes delegacionit vendor dhe ati gjerman.
Ministri Zharku, në gjatë bisedës me mysafirë, ka pohuar se bashkëpunimi bilateral institucional do të jetë në vazhdimësi në mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi i jonë me institucionet gjermane mendojmë të shtrihet, përveç bashkëpunimit institucional, edhe në përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që njëherësh është edhe shtylla e afarizmit kosovar”.

“Edhe përmes Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe në bashkëpunim me OEK-un po mundohemi të promovojmë mundësitë që ofron Kosova për investime, si dhe afirmimin e afarizmit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar tutje ministri Zharku.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Hasn-Dieter Steinbach, ka pohuar se bashkëpunimi institucional në mes dy vendeve do t’i zhvillonte ekonomitë e të dyja palëve.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Zejtare të Gjermanisë, Otto Kentzer potencoi se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me partnerët është thelbësore në ndërtimin e marrëdhënieve të mira afariste.

Telegrafi