Hill International, mbikqyrës i autostradës

Prishtinë, Kosovë, 15 gusht 2011 – Kompania amerikane ”Hill International”, me seli në Nju Xhersi, ka njoftuar për marrjen e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e punimeve dhe zgjerimit të autostradës Morinë-Merdare, ka raportuar RTK.

Kompania ”Hill International“ ka mbi tre mijë puntorë dhe mbi 100 zyra në tërë botën. Në SHBA ajo rangohet kompania e tetë më e madhe në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimeve.

Koha Ditore