Edhe Bosnja njeh vulat doganore të Kosovës

15 Shtator 2011 – Këshilli i Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës ka dhënë pëlqimin për pranimin e vulave doganore të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Marrëdhënieve Ekonomike e BeH-së është ngarkuar që konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BeH t’ia dorëzojë Presidencës së këtij vendi për shqyrtim dhe miratim përfundimtar.

Bosnja e Hercegovina, prej se hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar doganën dy muaj më parë, ka humbur më se 5 milionë euro nga masat e reciprocitetit.

/ Koha /