Coca Cola së shpejti sërish prodhohet në Kosovë

Prishtinë, KOSOVË – Në Kosovë së shpejti do të prodhohet dhe mbushet Coca Cola. Kompania e prodhimit të lëngjeve Fluidi pret që javën e ardhshme të nënshkruajë kontratën e licencës me prodhuesin më të njohur botëror të pijeve freskuese.

Coca Cola do të prodhohet dhe mbushet në Kosovë kah fundi i korrikut apo fillimi i gushtit i këtij viti, njoftoi për radion Blue Sky drejtori i fabrikës për prodhimin e lëngjeve Fluidi, Fejzullah Mustafa. Ai pret që kontrata për licencë të nënshkruhet shumë shpejt.

ECIKS