BE përkrahë zhvillimin e biznesit në Kosovë

Programi TurnAround Management (EU-TAM) i financuar nga instrumenti i ndihmës së para-anëtarësimit dhe i menaxhuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, organizoi një ngjarje të rrjetëzimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) ku prezantoi ndihmën e drejtpërdrejt për biznese që u mundësohet NVM-ve përmes programit TAM.

Ngjarja ishte mundësi ideale për rrjetëzimin e biznesmenëve lokalë dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe për të diskutuar pengesat për rritje të bizneseve si dhe tejkalimin e tyre.

Ndërmarrësit gjithashtu mësuan për mundësitë e përmirësimit të aftësive menaxheriale dhe teknike për bizneset e tyre duke aplikuar për ndihmë nga TAM.

Programi TAM i financuar nga BE-ja do të përkrahë deri 40 kompani kosovare, veçanërisht ato merren me zhvillim rural, femrat në biznes, ndërmarrësit e rinj, kompanitë shëndetësore, si dhe ndërmarrjet që punësojnë minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Disa nga rezultatet që do të arrihen në kompanitë që do të përfitojnë nga ndihma janë: performancë e përmirësuar tregu, konkurrueshmëri e rritur, rritje e tregjeve, krijimi i punëve të reja, inicimi i menaxhimit cilësor dhe certifikimit, si dhe praktika të përmirësuara ambientale.

Projekti EU-TAM ka filluar në tetor 2009 dhe do të zbatohet nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Në Kosovë, NVM-të përbëjnë rreth 98 % të të gjitha ndërmarrjeve dhe do të luajnë rol kritik në përcaktimin e rritjes në të ardhura dhe në punësim, në të ardhmen.

Prandaj, NVM-të duhet të rriten përkundër mjedisit sfidues të biznesit, duke përfshirë rregulloret komplekse, vështirësitë e çasjes në financim, mungesën e punëtorëve të aftësuar, teknologjinë e vjetëruar, dhe në veçanti, zhvillimin e pamjaftueshëm të produkteve, marketingut dhe kapaciteteve eksportuese.

ECIKS