Vazhdon me ritme të shpejta autostrada Durrës-Morin

Tiranë, 19 shkurt 2007 – Autostrada Durrës – Morin vazhdon të ndërtohet me ritme të shpejta. Tashmë është inauguruar edhe fillimi i punimeve në segmentin e tretë, Milot-Skuraj, pjesë e projektit Milot- Rrëshen, në të cilin përfshihet edhe ndërtimi i dy segmenteve të tjerë, Skuraj-Rubik me një gjatësi 9 km dhe Rubik-Rrëshen me një gjatësi 8 km, kap vlerën totale për të tre segmentet e këtij aksi rrugor, prej 41 milionë dollarë. Projekti është i financuar nga Banka Botërore, OPEC (për segmentin e tretë) dhe qeveria shqiptare. Punimet priten të përfundojnë në janar të vitit 2009, vit në të cilin pritet të përfundojë edhe ndërtimi i tërë autostradës që do të lidh Shqipërinë me Kosovën. Ndërkohë, në anën e Kosovës nuk ka filluar asnjë punim konkret.

ECIKS / gazeta Express