U shpallën fermerët e vitit

Prishtinë, 21 dhjetor 2005 – Në manifestimin e sotëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 25 fermerëve të dalluar iu dha çmimi “Fermeri i vitit 2005”. “Shpallja e çmimit “fermer i vitit” që tani më është bërë tradicional në vete ngërthen substancën ekzistenciale të fermerëve tanë për rritjen dhe ngritjen e fermave të tyre me balancë profitabile deri në ferma komerciale” tha me këtë rast, zëvendësministri i bujqësisë, Tomë Hajdari.

“Dua t’i përshëndes të gjithë fermerët dhe falënderoj kontributin e tyre që kanë dhënë në rritjen e produktivitetit të prodhimeve bujqësore si në sasi ashtu edhe në cilësi sepse kjo është një figurë dhe garanci që populli i Kosovës dinë donë dhe mundet të siguroj ushqimin për popullatën e vetë” Besim Beqaj, kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës tha se çdo ditë e më tepër vitaliteti i prodhimit të Kosovës po shihet se ka mundësi të avancohet shumë më shumë.“Vitaliteti është në prodhimin tonë dhe mendojmë se ky manifestim jep shpresë për të gjitha ata te cilët merren me bujqësi është rruga më e mirë dhe me vetme për avancimin e fermerit kosovar”. Po ashtu mirënjohje iu nda edhe programit “Bujku” RTK-së.

ECIKS / RTK