Turqit ofrojnë 26.3 milionë euro për rrjetin e distribuimit

Konzorciumi turk “Limak-Calik” është shpallur të premten ofertuesi më i preferuar për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës pasi ka ofruar ofertën më të lartë prej 26.3 milionë eurosh.

Kompania tjetër në këtë garë ishte ajo nga Egjipti por që ofroi vetëm 22.8 milionë euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, me rastin e ofertave tha se për finalizimin e këtij procesi do të vendoset në Qeverinë e Kosovës. “Mbetet të shihet plani i investimeve dhe ai zhvillimor për distribucionin e KEK-ut që ka ofruar konzorciumi turk”, theksoi ministri Beqaj.

Kompania Limak ka koncesionuar edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për 20 vite.

/Telegrafi/