Prishtinë, 28 prill 2004 – Qeveria do të përcaktohet sot në mbledhjen e rregullt nëse e përkrahë ose jo projektpropozimin e Ministrisë së Shërbimeve Publike për rritjen e pagave të mëse 65 mijë shërbyesëve civilë në administratën Kosovare.
Sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Bahri Hyseni tha se ky projektpropozim është përkrahur në parim më herët nga qeveria, por se sipas tij janë kërkuar edhe disa plotësime për, të cilat, sipas Hysenit, tashmë kanë përfunduar. Nëse ky propozim aprovohet në mbledhjen e nesërme nga qeveria, atëherë çdo shërbyes civil, i punësuar në institucionet e Kosovës do të këtë rritje të pagës sa paku për pesë përqind, do të marrë shujtën ditore dhe do të paguhet jashtë orarit të punës për angazhimin e tij.
Me këtë projekpropozim do të unifikohen titujt e punëve në institucione dhe do të bëhet nivelizimi i pagave për shërbyesit civil.
ECIKS / Rtklive