Rriten mjetet nën menaxhimin e TKPK-së

Prishtinë, 7 shkurt 2007 – Mjetet nën menaxhim e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, gjatë vitit 2006 janë rritur nga 142 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2005 në mbi 213 milionë euro, është bërë e ditur sot në një takim të këtij institucioni financiar.

Kthimi neto mesatar i investimeve për këtë vit, siç bënë të ditur “Telegrafi.com”, ka qenë 8%, ndërkaq këto mjete janë pronë e 215 mijë kontribuuesve në skemën e kursimeve pensionale.

ECIKS