Reduktime të energjisë elektrike edhe këtë javë

PRISHTINË, 19 GUSHT 2003 – “Katër orë me energji dhe dy pa të do të jetë orari i reduktimeve së paku edhe për javën e ardhshme”, thotë zyrtarja e shtyllës IV të UNMIK-ut, Beti Davson. Ajo tha se në funksion janë Blloku A3 dhe A4 që prodhojnë nga 100 megavat, si dhe Blloku B2 që prodhon 170 megavat. “Kjo energji nuk është e mjaftueshme për Kosovën”, tha Davson, “për shkak se Kosova mesatarisht në ditë shpenzon 500 megavat”. Zëdhënësja e KEK-ut tha se vetëm një sasi e vogël e energjisë është duke u importuar nga vendet fqinje. Në pranverën e këtij viti, ish-kryeadministratori i Kosovës, Shtajner i ka dhënë KEK-ut 17 milionë euro nga sufiçiti buxhetor i Kosovës për të përmirësuar situatën energjetike në vend.

ECIKS / Balkanweb