Qeveria planifikon privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që t’i privatizojë 75% të aseteve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), ndërsa 25% të aksioneve do të mbesin në pronësi të Qeverisë.

Procesi i privatizimit të PTK-së, sipas krerëve të Qeverisë, duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria është e vendosur për krijimin e konkurrencës dhe tregut të lirë në fushën e telekomunikacionit.

Qeveria pritet të formojë një komision për privatizimin e PTK-së, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Kuvendi i Kosovës.

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, tha se janë analizuar të gjitha aspektet ligjore e financiare, dhe i gjithë projekti është i mbështetur edhe nga FMN-ja.

Nëpërmes fillimit të ndërtimit të autostradës Vërmicë- Merdar, koncesionimit të Aeroportit të Prishtinës dhe privatizimit të PTK-së, Qeveria synon të promovojë investimet e jashtme në Kosovë.

PTK është kompania më profitabile në Kosovë, me mbi 1 milionë konsumatorë të telefonisë mobile.

ECIKS