Qeveria italiane jep nje kredi për rrugën Lushnjë-Fier

TIRANE – Qeveria italiane do të financojë me anë te kredive tre projekte ne sektore te ndryshem te infrastruktures ne Shqipëri, bënë të ditur burime te ministrise se Ekonomisë. Sipas ketyre burimeve, Ambasadori Italian Z. Attilio Masimo Iannuci, informoi me anë të nje letre ministrin e Ekonomise Arben Malaj, se Komiteti Drejtues i Drejtorise se Pergjithshme te Bashkepunimit per Zhvillim te Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane ka miratuar dhenien e kredive për keto projekte. Projekti i pare për ndertimin e rruges Lushnje – Fier, do te financohet me nje kredi prej 24.350.000 Euro. Nderkohe për menaxhimin e mbeturinave te ngurta te qytetit te Tiranes eshte dhene nje kredi prej 6.000.000 Euro dhe Donacion 400.000 Euro, ndersa për sektorin e shendetesise jepen kredi prej 5 milion Euro.

ECIKS / Balkanweb