PTK dhe Aeroporti korporatizohen së shpejti

Prishtinë, 6 qershor 2005 – Korporatizimi i dy ndërmarrjeve publike profitabile: Postë-Telekomunikacionit të Kosovës dhe Aeroportit të Prishtinës do të përfundojë në fund të muajit të ardhshëm e jo në fund të këtij muaji siç ishte paraparë.

“Megjithë këtë vonesë të vogël, korporatizimi po kryhet me sukses”, ka thënë Ilir Salihu zyrtar në Departamentin e ndërmarrjeve publike të AKM-së.

Pas koorporatizimit të PTK dhe Aeroportit të Prishtinës deri në fund të korrikut, koorporatizimi ndërmarrjeve tjera publike pritet të përfundojë deri në fund të vitit, eventualisht deri në fund të çerekut të parë të vitit të ardhshëm.

ECIKS / QIK