Revista prestigjioze mbi tregjet financiare ‘Euromoney’ i ka ndarë ProCredit Bankës çmimin ‘Banka më e mirë në Kosovë 2012’ për ekselencë të performancës bankare. Shpallja e bankës më të mirë në vend është bazuar në cilësinë e shërbimeve, praktikat inovative, si dhe rezultatet e larta financiare.
Çmimet e Euromoney janë ndër çmimet më prestigjioze në industrinë bankare në botë, të cilat u jepen bankave lidere dhe institucioneve financiare në më shumë se 100 vende. Sivjet për të tretin vit me radhë, Euromoney shpall ProCredit Bank – bankën më të mirë në Kosovë.
“Operacionet tona bankare ju përmbahen një sërë parimesh siç është transparenca në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredi konsumuese, shërbimet i bazojmë në analizë të mirëfilltë financiare dhe kuptimin e gjendjes të secilit klient” tha Drejtori Gjeneral në ProCredit Bank, Ilir Aliu.
ProCredit Bank vlerëson se ky çmim njëherësh tregon për standardet e arritura në industrinë bankare të Kosovës dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vend.
/Telegrafi/